Në Preshevë për president të Serbisë votuan 1405 qytetarë nga 38 mijë të regjistruar
Në komunën e Preshevës kanë votuar 1405 votues në 22 njësi zgjedhore, kështu ka thënë për media Agim Ymeri, koordinator i trupit punues për zgjedhjet presidenciale.Sipas tij në dalja në Preshevë ka qenë afro 3.5 % e numrit total të atyre që kanë pasur të drejtë vote prej 38.405 të regjistruar./Titulli.com/