Myftiu nga Lugina vizitë në Maqedoninë Lindore
Lokale

Myftiu nga Lugina vizitë në Maqedoninë Lindore

12.Dec.2014 14:55
0
Kreu i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, zhvilloi një vizitë miqësore me Myftinitë e Maqedonisë Lindore.

Kjo është vizita e dytë e radhës, që po e zhvillon Myftiu Saqipi, në Maqedoni, pas asaj që pati, vjet me kryetarin e Bashkësisë Islame në Shkup, Sulejman Rexhepi.

Fillimisht Saqipi e priti  Haxhi Isa Ismaili,  myftiu i Myftinisë së Maqedonisë Lindore, me seli në Shtip, me bashkëpunëtorët  e tij Rejhan Mandak, sekretar i Myftinisë   dhe Nuri Rexhepov referent.

Më pas Myftiu Saqipi, vizitoi Medresenë Hamidije e cila  funksionon në kuadër të Medresesë Isa Bej,  xhaminë e qytetit, ku e priti Muteveliu  Zejnelov Djevdjet. 

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja për së afërmi e rrjedhave fetare, që po zhvillohen në këto dy shtete fqinje, në të cilat veprojnë këto institucione fetare islame.

Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi i informoi nikoqirët për veprimtarinë e BIPMB-së, të cilën e drejton qe disa vjet, me sfidat dhe pengesat që i dalin përpara.

Në këtë drejtim u përmend avancimi dhe afirmimi i procese fetare në Luginë, krijimi i një klime të paqes dhe tolerancës, si dhe ngritja e cilësisë së lëndës fetare nëpër shkollat me mësim në gjuhën shqipe.

Në kuadër të këtyre takimeve, u shtrua nevoja e një bashkëpunimi të ndërsjellë në mes të këtyre institucioneve fetare.

Drejtuesit e mytinive në Maqedoninë Lindore, pasi biseduan për zhvillimet fetare në Maqedoninë Lindore, shprehën interesimin për ta vizituar Luginën e Preshevës, përkatësisht BIPMB-në, me seli në Bujanoc.

Vlen të theksohet se kjo vizitë e Myftiut Nexhmedin ef. Saqipi, në Maqedoninë Lindore, është e dyta me radhë pas asaj që zhvilloi në Shqipëri, me kryetarin e Komunitet Mysliman Skender Bruçaj , njofton qendra për informim e BIPBM-së.

 

 

 

Serbët në Kosovë drejtojnë shtetin, shqiptarët në Luginë të papërfaqësuar?
Delegacioni i KBI-së takohet me kryetarin e KKSH-së Jonuz Musliun
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration