Myftiu nga Bashkësia Islame e Serbisë: Shqiptarët janë plaçkitës, asnjë reagim nga Këshillat Islame në Bujanoc e Preshevë, pse?
Lokale

Myftiu nga Bashkësia Islame e Serbisë: Shqiptarët janë plaçkitës, asnjë reagim nga Këshillat Islame në Bujanoc e Preshevë, pse?

04.Jan.2024 08:50
0

Në dhjetor të vitit 2023 Muhamedali ef. Veli,  Myfti i Maçvës dhe Anës së Drinës, që është pjesë e Bashkësisë Islame të Serbisë ka deklaruar se nuk e njeh Kosovën si shtet.

Në një intervistë për ‘Glas Javnosti’ ky klerik mysliman që operon në Serbi i ka quajtur kosovarët një grup njerëzish që “nuk i kuptojnë mirë disa gjëra”.

Tutje, ai i ka përshkruar shqiptarët si plaçkitës duke rrëfyer një tregim siç ka thënë ai, nga vet shqiptarët për kohërat kur kanë bërë tregti me kuaj.

“Deri vonë kam dëgjuar rrëfime nga shqiptarët të cilët thoshin se gjyshërit i kanë porositur që kur të çojnë mall diku me kuaj mos të ndalen në fshatra të shqiptarëve”, thotë ai.

Sipas tij “Vetëm ku e sheh një kishë atje ndalu dhe kalo natën sepse shqiptari me shumë mundësi do të plackit natën, do të lë pa mall ndërsa një serb s’e bën këtë” ka thënë Myftiu.

Këto deklarata kanë kaluar në heshtje nga udhëheqësit e Këshillave të Bashkësisë Islame shqiptare në Bujanoc e Preshevë.

Këshillat e Bashkësisë Islame në Bujanoc e Preshevë janë të lidhura ngusht me organizimet fetare në Serbi dhe veprojnë me vulë nga këto institucione.

“Kam qenë në Kosovë, ku njëherë e kam pasur një situatë mjaftë të pakëndshme. Kam thënë se nuk mund t’i njohë pavarësisht dëshirës dhe nevojës së dikujt” ka theksuar ai.

Ai është shprehur se “Nuk mund ta njoh sepse ata janë një grup njerëzish që nuk i ka kuptuar gjërat e mira. Arsyeja që unë s’i njoh ata pavarësisht vullnetit dhe dëshirës, është një gjë që e anulon krejt dëshirën time dhe vullnetin: ata s’e kanë atë baziken në shtetësëinë e tyre, që është mësim besimi (në shkolla). Nuk kanë mësim besim në shkollë. A mund të imagjinoni çfarë mund të lulëzojë dhe çfarë po ndodhë në Kosovë për shkak që s’kanë mësim besim” ka thënë ai.

Qyteza kufitare në Gazë mbushet me tenda (video)
Serbia ia refuzon Sveçlës vizitën në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration