Mustafi akuza ndaj Pajazitit: Je arkitekti i projektit “SveSrpskaVlast” , vegël politike e Mitroviqit
Ragmi Mustafa, ish kandaidat për kryetar të komunës së Bujanocit tani këshilltar komunal ka reaguar ndaj largimit të shqiptarëve nga puna nga qeverisja e Arbër Pajazitit.
Ai ka akuzuar qeverisjen në komunën e Bujanocit se Arbër Pajaziti –kryetari Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, tani kryetari i Bujanocit, arkitekti i projektit “SveSrpskaVlast” në komunë, vegël politike e Nenad Mitroviqit.
Postimi në Facebook nga Ragmi Mustafi:
Goditja e fundit është frontale. E maskuar si “vendim administrativ”, është në thelb një shpallje e hapur e luftës kundër ekzistencës shqiptare në këtë hapësirë. Në vetëm dy ditë, ministria e Vuçeviqit, që kinse duhet të mbrojë të drejtat e njeriut, ka ekzekutuar dy vendime që flasin më shumë se gjithë retorika boshe e tolerancës etnike.
Nën petkun e një ligjshmërie të fallsifikuar dhe hipokrizisë institucionale të veshur me burokraci sterile, Vuçiq ka ngritur një mekanizëm represioni që funksionon me precizion kirurgjik. Nuk është më thjesht diskriminim i koduar brenda institucioneve, por një operacion i mirëkoordinuar shtetëror për të asgjësuar çdo lloj mosdëgjueshmëri shqiptare në Luginën e Preshevës.
Perpjekja e Ministrisë nuk është thjesht një ndërhyrje burokratike, por përpjekje e qartë për të shkatërruar çdo mundësi të zhvillimit për shqiptarët e Luginës. Ky akt nuk është një anomali, nuk është një devijim i rastësishëm, por një politikë e qëllimshme shtetërore.
Formula është e thjeshtë: Të ndalosh çdo ndihmë që mund ta bëjë të pavarur shqiptarët, T’i shtrëngosh mes dy mundësive: të largohen ose të mbijetojnë në varfëri.
Serbia nuk ndihmon shqiptarët e Luginës. Nuk financon bujqësinë, nuk krijon fonde zhvillimi, nuk ofron politika të barabarta sociale. Dhe ndërkohë që refuzon t’i ndihmojë, ndalon edhe ata që përpiqen ta bëjnë. Kjo është bllokadë e programuar.
Ndërkaq refuzimin e regjistrimit të kryetarit të ri të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, nuk është thjesht sabotim institucional. Ky është sulm i drejtpërdrejtë mbi politikat autonome të shqiptarëve.
Arsyeja? Një teknikalitet burokratik, një justifikim absurd, skenar i shkruar me dorën e shtetit serb, i cili përpiqet ta fshehë strategjinë e tij të njohur: Të delegjitimojë institucionet shqiptare përmes kaosit administrativ; Të krijojë një ngërç, bllokadë, vakuum që paralizon funksionimin normal; Të minojë çdo organ që përfaqëson shqiptarët, duke e lënë të paefektshëm dhe të pavlefshëm.
Kur nuk mund t’i kontrollojnë, përpiqen t’i asgjësojnë. Kur nuk mund t’i manipulojnë, tentojnë t’i paralizojnë.
Në çdo projekt represioni ka dorë të dukshme dhe dorë të padukshme. Në këtë skenar, të dyja janë në lojë. Dorën e parë e mban shteti i Vuçiqit, i cili ekzekuton vendimet. Dorën e dytë e mbajnë ata që janë shitur për të qenë vegla të këtij ekzekutimi.
Por kush janë ekzekutorët e këtij plani? Kush I dha shtytjen këtij vendimi?
Ironia e historisë është që disa prej tyre janë shqiptarë. Vendimi për të ndaluar ndihmën e Kosovës nuk u inicua nga Beogradi, por nga dy emra konkretë në Bujanoc: Visar Memeti – hetues i Prokurorisë serbe për krime lufte, tani kryetar i Alternativës për Ndryshim; Arbër Pajaziti –kryetari Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, tani kryetari i Bujanocit, arkitekti I projektit “SveSrpskaVlast” në komunë, vegël politike e Nenad Mitroviqit.
Vuçiq dhe partia/shtet SNS ka marrë teposhtzen. Protestat e nxitura gjithandej nga studentët për kurrupsionin, shperdorimin e manipulin po i vie fundi ngadalë e sigurt.
Shqiptarët e Luginës nuk do të harrojnë se kush iu servilos e i goditi me dorën e hekurt të SNS-it. Mësuesi juaj ka patur ndoshta edhe ku të shkojë (Gjermani), po Ju?
Qeveria e Kosovës nuk do të ndalë së përkrahuri shqiptarët e Luginës, pavarësisht pengesave nga ana e Serbisë, por përkundrazi do e rrisim mbështetjen vit për vit, ashtu siç edhe kemi bërë gjatë këtij mandati.