Mustafa: Diskutuam gjitha problemet që shqetësojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës
Delegacioni nga Bujanoci e Presheva kanë realizuar një takim në Washington DC me të dërguarin special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar.
Postimi në Facebook nga Ragmi Mustafa, pjesë e delgacionit:
Takim i rëdësishëm në "U.S. Departament of State" në Washington DC me zotin Gabriel Escobar. Janë diskutuar gjitha problemet që shqetësojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe evoluimi politik i tyre që nga fillimi i sistemit plural politik, referendumi i 1 e 2 marsit 1992, lufta e lavdishme e UÇPMB-së, platformat politike e gjer te kërkesa jetike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Republikën e Kosovës.
Zoti Escobar pati durimin të dëgjoj të gjithë me kujdes dhe mes tjerash shprehet: "edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës janë partner strategjik të SHBA-ve". Sigurisht se shumëçka që dëgjoi nga ne, zoti Escobar do të përdor në kahun pozitiv gjat bisedimeve Prishtinë-Beograd në Bruksel.