
Musliu pritet nga kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Golemi: Miq të çmuar nga Lugina e Preshevës (foto)
Shqiprim Musliu, zëvendës kryetar i komunës së Bujanocit ka takuar kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi.
Golemi ka shkruar se ka pritur miq të çmuar nga Lugina e Preshevës.
"Miq të çmuar nga Lugina e Preshevës në Gjirokastër. Kënaqësi të prisja nënkryetarin e Komunës së Bujanovcit, Shqiprim Musliu dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu. Ndonëse larg gjoegrafikisht e të ndarë me kufij nga padrejtësitë historike, asgjë nuk e pengon ndërveprimin tonë në mbarë hapësirën shqiptare e bashkëpunimin në fusha të ndryshme të arsimit, kulturës, turizmit etj", shkroi Golemi.