
Musliu: Më kërcënoi Daçiqi
[caption id="attachment_90411" align="alignleft" width="300"]
Musliu ka treguar se Daçiqi gjatë takimit e ka kërcënuar atë, pasi ky ka kërkuar me ngulm zgjidhjen e statusit të shqiptarëve të Luginës. “Daçiqi e humbi kontrollin dhe kaloi në fazën e Millosheviqit. Ai më tha se e ka forcën. Unë ia bëra me dije se, edhe pse jam në Qeverinë e Serbisë dhe në Beograd, mund të më arrestosh, por assesi të më frikësosh”, ka deklaruar Musliu në një intervistë për “Epokën e re”.
Ai ka bërë me dije se në takimet e ardhshme do të kërkojnë të jetë i pranishëm edhe faktori ndërkombëtar. “Takimet e ardhshme patjetër duhet të jenë të organizuara dhe të monitoruara nga faktori ndërkombëtar”, ka thënë Musliu. /Titulli.com/