Muhoci i komunës së Bujanocit, fshati mes Serbisë dhe Kosovës (video)
Janë nisur për Bujanoc, por për të shkuar atje duhet të kalojnë nëpër Karaçevë e Kamenicë për të arritur tek Dheu i Bardhë, vendkalimi kryesor e më pas në Bujanoc. Kjo sepse rruga Muhoc - Bujanoc është e pakalueshme.Kufiri që ndanë Kosovën nga Serbia, e ndanë për gjysmë edhe fshatin Muhoc që gjendet në veri perëndim të komunës së Bujanocit.
Problem mjaftë serioz krahas sigurisë, papunësisë, infrastrukturës jo të mirë është edhe transporti. Shumë qytetarë nuk janë në mundësi që të kenë automjetet e tyre, ndërkohë autobusi nuk lejohet të hyj në fshat sepse vjen nga Kosova, shkruan Titulli.com.
Në kushtet e izolimit të këtillë fshati gjithnjë e më pak mbetet i banuar me të rinj, ankohen banorët.
Përmirësimi i rrugës, mundësia e qarkullimit të lirë dhe investimet në këtë pjesë të Malësisë së Bujanocit, do të shtonin shpresën që këta banorë të paktë të mbetën në vatrat e tyre, vlerësojnë muhocasit./B.Rexhepi/Titulli.com/