Morinë, 42-vjeçari nga Presheva kapet në kufi me 5 kilogramë heroinë (video)
Lokale

Morinë, 42-vjeçari nga Presheva kapet në kufi me 5 kilogramë heroinë (video)

27.Sep.2022 17:45
0

Më shumë se 5 kilogramë heroinë janë sekuestruar sot nga forcat e Policisë Kufitare në Morinë, duke çuar në arrestimin e një shtetasi 42-vjeçar nga Presheva.

Forcat e rendit kishin marrë në rrugë operative informacionin se shtetasi në fjalë, Abdullah Ahmeti alias Abdullah Jashari, po transportonte lëndën narkotike në mjetin e tij “Golf 6” në drejtim të Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një çantë iu gjetën 5 kilogramë e 107 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar./a2cnn/

 
 
Kryeministrja e Serbisë: Serbia nën presionin më të madh që nga viti 1999
LPD propozon për kryetar në zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration