Mjekët po largohen nga shtëpia e shëndetit në Bujanoc, mundësi për vende të reja
Pas vendimit të gjykatës kushtetuese që rrogat e të punësuarve në shtëpitë e shëndetit në Preshevë dhe Bujanoc të zvogëlohen për 50% një numër i mjekëve ka paralajmëruar largimin nga puna.Në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc ka shumë mjek që vijnë të punojnë nga Surdulica, Nishi apo Vranja, dhe pas këtij zvogëlimi ata duan që të largohen, ka thënë drejtoresha e këtij institucioni dr Lela Jovanoviq për okradio.
“Kemi lajmërime të mjekëve që dëshirojë të kthehen në institucionet shëndetësore në vendet e tyre në Surdulicë, Nish dhe Vrajë”, ka thënë Jovanoviq.
Sipas saj nuk ka të interesuar që dëshirojnë të punojnë në Bujanoc pas zvogëlimit të rrogave.
Paga mesatare e mjekun e përgjithshëm në gjithë Serbinë është rreth 57 mijë dinarë ndërsa për mjekët specialist nga 60-70 mijë dinarë./Titulli.com/