Mitroviq: Serbët në jug të Serbisë të frikësuar pas spekulimeve për shkëmbim territoresh
Nenad Mitroviq, deputet popullor në parlamentin serb nga Bujanoci ka thënë se spekulimet për shkëmbim territoresh ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk janë të vërteta.“Mendoj se askush në shtet nuk do të lejoj që në këtë mënyrë të vijë tek shkëmbimi i territoreve dhe kështu të zgjidhet çështja e Kosovës” ka thënë Mitroviq për jugpress duke shtuar se disa medie kanë plasuar këtë lajm si balon provues për të shikuar se si do të jenë reagimet.
“Kjo nuk është emirë se do të ngrit tensionet, posaçërisht në jug të Serbisë. Po shoh se serbët në Jug të Serbisë janë të frikësuar pas leximit të teksteve të tilla” ka thënë Mitroviq.