Ministri Ruzhiq: Punojnë në avancimin e pozitës së pakicave në Serbi
Propozimet e ndryshimit dhe plotësimit të ligjit për këshillat kombëtare të pakicave janë një hapë përpara të avancimit të pakicave në fushën e arsimit, kulturës, informimit publik dhe përdorimit të gjuhës, kështu thuhet në njoftimin e Ministrisë së Administratës Publike dhe Vetëqeverisje lokale të Serbisë.Ministri, Branko Ruzhiq në tryezën e organizuar në Beograd me përfaqësues të pakicave kombëtare theksoi se realizimi i të drejtave të tyre është prioritet i qeverisë, shkruan Titulli.com.
Ai ka ftuar pakicat që të regjistrohen në listat e posaçme zgjedhore sepse në gjysmën e dytë të këtij viti do të mbahen zgjedhjet për këshillat nacionale.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, Andrea Orizio vlerësoi diskutimin për përmirësimin e pozitës së pakicave një proces që asnjëherë nuk do të ndalet.
“Llojet e njerëzve rriten përmes tolerancës dhe se të drejtat e pakicave nuk nënkuptojnë më pak të drejta se shumica e qytetarëve”, tha Tim Kartraj, shef i Këshillit të Evropës në Serbi.
Në këtë tryeze morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha këshillave kombëtare të pakicave në Serbi dhe gjithashtu edhe nga Këshilli Kombëtar Shqiptarë./Titulli.com/