Lokale
Mimoza Kusari Lila “si bon mall” ndërmarrësit e Luginës !
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës Mimoza Kusari Lila ka pranuar në takim përfaqësuesit e bizneseve të Luginës dhe nga institucionet e komunave Bujanoc dhe Preshevë “sa për sy e faqe”.
Përfaqësuesit e Luginës janë kthyer të zhgënjyer nga takimi i së hënës me ministren Mimoza Kusari Lila e cila pothuajse përveç që ka folur vetë nuk ka shprehë gatishmërinë edhe të dëgjojë nevojat e bizneseve nga Lugina.
“Jemi të dëshpëruar nga takimi. Asaj as që i interesoi se me çfarë problem ballafaqohemi ne si biznese çdo ditë”, i tha Titullit njëri nga anëtarët e delegacionit të Luginës që mori pjesë në takim.
Edhe pjesëmarrësit tjerë të këtij takimi nuk ishin të kënaqur. Atyre iu la një hapësirë e vogël për të shprehur nevojat e Luginës si dhe gjendjen ekonomike që mbretëron në këtë pjesë ku jetojnë shqiptarët.
Pritet që në një të ardhme të shpejt të bëhet organizimi dhe i një takimi me Ministren Mimoza Kusari Lila, duke shpresuar se delegacioni i Luginës të dëgjohet e jo vetëm të shënohet në regjistër si një takim i ngjashëm me atë si të hënës./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!