MicroStrategy nuk ndalon së bleri Bitcoin, shton edhe 209 milionë dollarë të tjera
Shkencë dhe teknologji

MicroStrategy nuk ndalon së bleri Bitcoin, shton edhe 209 milionë dollarë të tjera

01.Jan.2025 08:43
0

MicroStrategy njoftoi ditën e Hënë se ka blerë edhe 209 milionë dollarë të tjera në Bitcoin dhe është blerja e 8-të javore me radhë. Kompania e shërbimeve cloud u kthye në një kompani të “zhvillimit të Bitcoin” dhe tha se ka paguar një çmim prej 97,837 dollarë për Bitcoin për të blerë 2,138 BTC. 

Kështu MicroStrategy është mbajtësi korporativ më i madh i Bitcoin dhe posedon 446,400 BTC që sot kanë vlerën e 41 miliardë dollarëve.

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv Michael Saylor filloi të blejë Bitcoin për MicroStraegy në 2020-ën pasi pandemia shkaktoi një rrëzim të tregut të aksioneve. Ndërsa Rezerva Federale Amerikane po përgatitej për të injektuar triliona në ekonominë Amerikane, Saylor hodhi hapin dhe që atëherë nuk e ka kthyer kokën pas. 

Gradualisht bleu Bitcoin në mënyrë të vazhdueshme përgjatë viteve. Menjëherë pasi Donald Trump u shpall fitues i zgjedhjeve, kompania njoftoi blerjen e saj më të madhe, 2 miliardë dollarë Bitcoin me një çmim prej 74,463 dollarë.

Një javë më pas bleu 4.6 miliardë dollarë Bitcoin dhe javën tjetër 5.4 miliardë dollarë të tjera. MicroStrategy ka shpenzuar mesatarisht 27.9 miliardë dollarë për të ndërtuar thesarin e saj në Bitcoin. /PCWorld Albanian

Atlasi i qelizave të trupit të njeriut (video)
Bukurija që i ndihmoi futjes së “K’cimit të Tropojës” në UNESCO (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration