Mehmeti: Këshilli Kombëtar Shqiptar të frymojë shqip dhe duam bashkim me Kosovën
Lokale MDULS

Mehmeti: Këshilli Kombëtar Shqiptar të frymojë shqip dhe duam bashkim me Kosovën

29.Oct.2018 08:21
0

Enver Mehmeti, bartës i listës “Partia Demokratike Shqiptare- Dr. Ragmi Mustafa u shpreh për Titulli.com se programi kryesor i partisë së tij është ruajtja e institucionit më të lartë kombëtar që të frymoj shqip me gjithë kompetencat ligjore që i ka dhe të vazhdoj të i ndihmoj procesit të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovë. 

 

Më poshtë i keni përgjigjet në dy pyetje të realizuara nga Titulli.com.  

Na tregoni arsyen pse duhet të votojnë qytetarët listën tuaj për anëtarë të kuvendit të Këshillit Kombëtar Shqiptarë?

Mehmeti:Partia Demokratike Shqiptare ka qenë njëra nga partitë më e zëshme në aspektin kombëtar gjatë tërë veprimtarisë politikedhe se duhet të jetë ndër më meritorja të jetë pjesë edhe e Këshillit Kombëtar Shqiptar.Lista e saj përfshin kuadro të reja dhe kombinime në moshë njerz me përvojë dhe me energji të reja.PDSH gjatë përbërjes së fundit të KKSH ka qenë aktive dhe e vendosur të mbrojë vlerat kombëtare si në arsim, kulturë,informim,përdorim zyrtar të gjuhës shqipesi dhe mbrojtja e simbolit kombëtar flamurit kombëtar përkundër trusnive të vazhdueshme dhe dënimeve nga ana e politikës së shtetit për përdorim institucional.

 

Cili është programi juaj në fushat në të cilat janë kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar?

Mehmeti:Partia Demokratike Shqiptare dhe programi kryesor në fushat do jetë ruajtja e institucionit më të lartë kombëtar që të frymoj shqip me gjithë kompetencat ligjore që i ka dhe të vazhdoj të i ndihmoj procesit të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovë.Pasi që konsiderojmë se nëse ky institucion kapet nga partitë që tashmë janë në koalicion me SNS dhe se janë deklaruar publikisht se do të ndryshojn flamurin kombëtar për shqiptarët e Luginës kjo do ta dëmtoj rëndë procesin shumë vjecar të Luginës për bashkim me Republikën e Kosovësdhe në momentin më të rëndësishëm historik të ndërkombëtarizimit të cështjes së Luginës së Preshevës.Partia Demokratike Shqiptare do të japë maksimumin që Këshilli Kombëtar Shqiptare të prezentoj e ruaj vetëm interesin kombëtar dhe në moment të rëndësishëm të kontribuoj për më të mirën për shqiptarët e Luginës dhe ku do që janë,pasi që arritja e ndonjë marëveshje paqe mes Republikës së Kosovës dhe Sërbisë do të shtonte sigurinë edhe për gjithë shqiptarët që jetojnë në pjesë tjera të Sërbisë.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration