Lokale
"Medvegja" falënderon ambasadorin shqiptar në Bern të Zvicrës
Kryesia e shoqatës humanitare “Medvegja” me qendër në Fully të Zvicrës përmes një e letre elektronike ka falënderuar ambasadorin në largim të Shqipërisë në Bern, Mehmet Elezin.
Kjo shoqatë ka shprehur mirënjohjen e ambasadorit për mbështetjen e pakushtëzuar që i ka dhënë Medvegjës.
“Të patëm një mik të madh, e do të kemi edhe në të ardhmen, por, ja që më në Zvicër nuk do të kemi, por, më kryesorja, sa herë që të përmendim Shqipërinë, mendja do na shkoje tek Ti, si mik i madh i medvegjasëve”, thuhet ndër të tjera në letrën dërguar ambasadorit nga shoqata humanitare “Medvegja”.
[caption id="attachment_95669" align="aligncenter" width="640"] Udheheqesia e SHH "Medvegja" gjate takimit me ambasadorin e Shqiperise ne Zvicer[/caption]
Mehmet Elezi, që nga viti 2006 është ambasador i Republikës së Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane.
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Mehmet Elezi, më 17 nëntor 2013, përfundon misionin si ambasador në Konfederatën Zvicerane e në Principatën e Liechtensteinit dhe kthehet në Tiranë./Dashnim Hebibi/Titulli.com/
Letra e plotë e SHH "Medvegja"
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!