Mbahet trajnimi me mësimdhënësit e ciklit të ulët të shkollave në Preshevë e Bujanoc
Është realizuar me sukses faza e dytë e projektit të ngritjes profesionale për mësimdhënësit e shkollave shqipe në Preshevë e Bujanoc i zhvilluar gjatë datës 19-20 NëntorNexhat Agushi koordinator i këtij projekti në kuadër të CFE-së shprehet i kënaqur nga pjesmarrja e mësimdhënësve, bashkëpunimi i shkollave, performancën e trajnerëve-ligjeruesve dhe angazhimin aktiv të pjesmarësve.
"Të gjithë pjesmaresit do të paisen me certifikata për vijimin e këtij seminari që si temë parimore kishte trajtimin e fushës së problematikës së fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe perfshierja e tyre në shkollat e rregullta - Inkluzioni. Projekte të ngjajshme do të vazhdojn edhe në të ardhmen ku do të përfshihen jo vetëm mësimdhënësit", ka thënë Agushi.
Ky projekt i Qendrës për Arsim në Preshevë është mbështetur nga OSBE për edukatoret dhe mesueit / mësueset e ciklit fillor nga Presheva dhe Bujanoci.
Seminaret u mbajtën nën udhëheqjen e koordinatorit Prof. Nexhat Agushi dhe ligjëruesve Mr. sc Shkelzen Limani, Drita Osmani - psikologe/psikoterapeute, Sami Salihu - psikolog dhe Prof. Qenan Hetemi.