Maqedonia sërish kthen studentët e Luginës
Lokale

Maqedonia sërish kthen studentët e Luginës

23.Feb.2014 17:52
0
Ende pa kaluar dy javë, studentët e Luginës së Preshevës që studiojnë në universitetet e Maqedonisë, ndalohen për së dyti herë në kufirin maqedonas, duke kërkuar leje qëndrimi (vizë studentore) për në këtë shtet fqinj.  Disa studentë nga grupi tashmë i kthyer, që kanë njoftuar portalin Titulli për këtë ndalesë të radhës, kanë theksuar se në pikën kufitare Preshevë-Tabanoc, janë ndaluar rreth orës 14h, përderisa policia kufitare maqedonase i ka shqiptuar edhe ndalesën për hyrje në Maqedoni për 24h të ardhshme, pasi janë urdhëruar të mbushin formularët për këtë ndalesë. studentet-1 Problemi i ndalimit dhe moslejimit të tyre për të hyrë në Maqedoni është për shkak të vizës, e cila i lejon të qëndrojnë në këtë shtet fqinj. Të njëjtin problem studentët nga Lugina e kishin edhe gjatë vitit 2013-të, mirëpo sikur në fillim u gjet një zgjidhje, e cila tani del të jetë e përkohshme. Një grup prej dhjetëra studentëve të Luginës u kthye nga kjo pikë kufitare më 10 shkurt të këtij viti, me të njëjtin pretekst. Sipas studentëve, deri më tani pas këtyre ndalesave, në këtë vit nga administratat lokale Bujanoc e Preshevë prej nga edhe vijnë këta studentë shqiptarë, nuk ka pas ndonjë ndihmesë për të lehtësuar qarkullimin./Titulli.com/
Jugu i Serbisë pas 30 viteve, gjysmë milioni banorë më pak
Shqiptarët po rikthehen në Medvegjë? (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration