Maliqi: Ndërrimi i territoreve "Veriut i Kosovës" me Luginën e Preshevës i mundshëm?
Shkelzen Maliqi, analist dhe këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një interviste për gazetën serbe "Danas", ka folur për mundësinë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton portali Zeri.info.Sipas tij, për t’u realizuar plani i ndarjes, Serbia fillimisht duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, pastaj dy shtetet e pavarura të merren vesh për rishikim të kufijve, edhe nëse kjo nënkupton ndërrimin e territoreve, bie fjala veriu i Kosovës me Luginën e Preshevës.