Lugina Summer School 2019, organizohet për herë të dytë në Preshevë dhe Bujanoc
Lokale

Lugina Summer School 2019, organizohet për herë të dytë në Preshevë dhe Bujanoc

23.Jul.2019 08:51
0

Lugina Summer School (2019) organizohet për herë të dytë në Luginë të Preshevës, shkollë kjo e organizuar nga studentë luginas anëtar të Unioneve përkatëse të vendit ku studiojnë, rrespektivisht nga Unioni për studentët e Luginës së Preshevës në Prishtinë – USLP, Unioni i Studentëve të Luginës në Shqipëri – USLSH dhe Unioni Studentor i Luginës së Preshevës në Maqedoni – USLPM.

Summer School do të zhvillohet gjatë datave 24 – 27 Gusht 2019 në qytetin e Preshevës dhe në Bujanoc, shkollë kjo e cila do të mbledhë studentë nga trevat shqiptare.

Lugina Summer School 2019 do të zhvillohet në kuadër të temës ‘’Fenomeni Modernitet’’, tema që kemi përzgjedhur është pikërisht koncepti që po përballen shumë të rinj, koncepti i modernitetit, sfidat, çka e solli atë, si kanë arritur njerëzit që t’i përshtaten një sistemi të ri jetësor dhe shumë nëntema të tjera përmes së cilave pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të pajisen mjaftueshëm me njohuri të dobishme.

LSS19 mbështetet nga komuna e Preshevës dhe komuna e Bujanocit, me çʾrast mundësohet që pjesëmarrja dhe akomodimi në hotel për tri netë (për studentët jashtë Luginës së Preshevës) gjatë realizimit të këtij projekti do të jetë falas.

E-mail address: luginass19@gmail.com

Kontakt: +381 62 670782
Për të aplikuar kliko në linkun më poshtë:

https://docs.google.com/forms/d/1peCWb84ur-AzL1xrCuFuaqqiCBbQurq5-MBLzAOXUgE/edit

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration