Lugina po zbrazet...!
Vështrime

Lugina po zbrazet...!

05.Aug.2013 14:07
0
Po të “dëshironin” Shqipëria dhe Kosova zyrtare Universitet në Luginë të Preshevës mund të ketë!... Shkruan: Përparim Sadiku perparim sadiku Pas “çlirimit” të Kosovës dhe pas luftës së UÇPMB-së, Lugina filloi të zbrazët nga shqiptarët për arsye dhe rrethana të ndryshme, duke filluar nga ato socio-ekonomike, politike e “vullnetare”. Shumë nga luftëtarët e UÇPMB-së, (që luftuan për të drejtat e shqiptarëve të Luginës, të drejta jetësore të garantuara me norma ndërkombëtare, e që ato të drejta nuk po i gëzojnë prapë), nga frika se mund të burgosën e torturohen nga regjimi fashistë i Serbisë tashmë kanë lënë Luginën dhe kryesisht jetojnë në shtetin e Kosovës, duke u mundësuar mbrojtje dhe jetë të qetë së paku, edhe pse jo çdoherë. Ndërsa, një pjesë e shqiptarëve nga Lugina tashmë janë akomoduar në shtetin e Kosovës, besa edhe kanë biznese të qëndrueshme, çka në Luginë nuk e patën këtë mundësi...Një arsye tjetër e zbrazjes së Luginës është mungesa e arsimimit të lartë në gjuhën shqipe për shqiptarët e atjeshëm. Përveç mungesës së arsimit cilësor fillor dhe të mesëm, mungesa e një Universiteti në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës përveçse është shkelje e normave ndërkombëtare nga shteti i Serbisë, njëherit rrezikon edhe zbrazjen e Luginës nga të ritë shqiptar, ngase vijnë për të studiuar dhe fillojnë jetën këtu në shtetin e Kosovës. Jo kjo me dëshirën e tyre, por nga fakti se atje nuk kanë hapësirë studimi dhe punësimi në gjuhën amtare. Për këtë gjendje të rinisë shqiptare në Luginë duhet të alarmohet bota demokratike. Por, si duket askush nuk qanë hallin, madje as institucionet shqiptare të atjeshme... Ideja se mundësia më e mirë për të rritur arsimimin e lartë për shqiptarët e Luginës është vetëm duke u mundësuar shqiptarëve të atjeshëm (rinisë shqiptare të Luginës) studim në Universitetet e Kosovës dhe në Universitete tjera shqiptare nuk është ide më e qëlluara, ngase kjo bartë rreziqet e zbrazjes së Luginës nga shqiptarët, e kryesisht nga rinia shqiptare!... Po të “dëshironin” Shqipëria dhe Kosova zyrtare Universitet në Luginë të Preshevës mund të ketë!..., madje hapja e një Universiteti shtetëror në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës stabilizon dhe hapë perspektiv jetësore për shqiptarët e atjeshëm dhe shihet si mundësi e vetme e një stabilizimi psiko-social, në të kundërtën Lugina po Zbrazet!... Çudi sa të pazëshëm janë Shqipëria dhe Kosova zyrtare!... Në kohën kur Serbia kërkon autonomi territoriale për qytetarët serbë të Kosovës, dhe po e fiton autonominë administrative për ta, ndërsa nga ana tjetër shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk gëzojnë as të drejta elementare të jetesës dhe si mungesë e këtyre të drejtave (pra, mungesa e trajtimit si qytetar të barabartë, mungesa e lirive jetësore, diskriminimit në punësim, mungesës së shkollimit të lartë në gjuhën shqipe), e braktisin Luginën, vendin autokton të tyre. Çudi sa të pazëshëm janë Shqipëria dhe Kosova zyrtare!...Përballë këtyre diskriminimeve jetësore mes njerëzve të Ballkanit të sotëm ( Ilirisë së Lashtë), përkatësisht diskriminim vetëm për shqiptar duhet që shqiptarët të mos “flenë”. Nuk mund të ndërtosh paqe me djallin..., madje nuk duhet ndërtuar paqe duke u diskriminuar si palë!. Lëshimet duhet ti bëj diskriminuesi (Serbia) e jo të diskriminuarit (shqiptarët). Në Luginë duhet të ndalët diskriminimi nacional, madje atje duhet të krijohet një fond i përbashkët ku do të arkëtonin para Bashkësia ndërkombëtare, Shqipëria dhe Kosova zyrtare dhe Serbia si shtet, si garantë e vetme e një zhvillimi ekonomik, që siguron stabilizim shoqëror dhe një mundësi reale për paqe mes shqiptarëve dhe serbëve...Shpresat duhet bartur edhe tek shqiptarët e Luginës!... Nuk duhet të ju vije marre shqiptarëve të që të protestojnë për të drejtat e tyre, madje po qe nevoja edhe të bllokojnë rrugë, ngase duhet pasur të ditur një gjë, se bota demokratike reagon vetëm atëherë kur alarmohet gjendja dhe se reagon për ta qetësuar gjendjen, ndërsa zgjidhjen duhet kërkuar vet shqiptarët. Një fjalë e popullit thotë “nëna e ushqen fëmijën kur ai qanë”... Opinionet e autorëve janë perosonale dhe nuk paraqesin edhe opinionin e redaksisë së portalit të pavarur informativ Titulli.com
Sa afër dhe sa të panjohur ndërmjet veti
Lapidari, politikani dhe politika
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration