Lokale
"Lugina nuk është si veriu i Kosovës, Lugina është Serbi"
Pas kërkimit të reciprocitetit nga Kuvendi i këshilltarëve shqiptar të Luginës ka reaguar kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq duke thënë se duhet të ndërpritet tërheqja e paraleles në mes të jugut të Serbisë dhe veriut të Kosovës.
Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq, me rastin e seancës së këshilltarëve shqiptarë të Luginës, ka thënë se Qeveria e Serbisë është e angazhuar për të përmirësuar jetën në këtë pjesë të Serbisë përmes institucioneve dhe në përputhshmëri me ligjet, mirëpo ka theksuar se duhet të ndërpritet me tërheqjen e paraleleve me veriun e Kosovës.
“Në këtë drejtim shqiptarët janë qytetarë të barabartë të këtij shteti – duhet të ndërpritet me tërheqjen e paraleles, pasi çdo herë që hapet çështja e veriut të Kosovës, nga jugu i Serbisë dëgjohen kërkesa të reja të liderëve shqiptar”, ka thënë Stankoviq në Beograd, transmeton Titulli.
Ai ka theksuar se Serbia jugore dhe qendrore janë pjesë të pandashme të vendit dhe se për këtë nuk ka bisedime.
Sipas fjalëve të tij, këtë ia kanë thënë edhe ambasadorët e shteteve perëndimore dhe bashkësia ndërkombëtare, “si përgjigje në deklaratat nga Kosova përmes së cilave kërkohet të ndryshohet teza”.
Kuvendi i të gjithë këshilltarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të cilin e drejtoi kryetari i degës së Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc Shaip Kamberi, ka zgjedhur 11 anëtarë të kryesisë, rregulloren e punës dhe vendimin për përfaqësuesin e Kuvendit i cili duhet të ndërrohet çdo gjashtë muaj./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!