Lugina e Preshevës nuk ka probleme të mëdha me Serbinë, ato janë politike?
Lokale

Lugina e Preshevës nuk ka probleme të mëdha me Serbinë, ato janë politike?

21.Mar.2017 07:04
0
Procesi i integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian për pakicën shqiptare në Luginë të Preshevës shihet me skepticizëm duke pasë parasysh mospërfshirjen politike në këtë rrugë evropiane.

Drejtori i Qendrës për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë në Preshevë, Gani Rashiti tha për Titulli.com se procesi integrues  i Serbisë varet nga shumë faktorë, ku një ndër ta është  pakicat dhe të drejtat e tyre.

“Problemi yn si shqiptarë në Republikën e Serbisë nuk do të gjej zgjidhje shpejt edhe pas fillimit të këtyre proceseve. Problemet tona nuk janë edhe aq të mëdhaja, por janë kryekput  probleme politike  dhe shihen si një hakmarrje ndaj shqiptarëve”, theksoi Rashiti.

Belgzim Kamberi nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë mendon se është i rëndësishëm edhe kapitulli 26, krahas atyre 23 dhe 24.

“Ekzsiton rreziku që Serbia të ec drejt integrimit në BE pa zgjidhur problemet kryesore të arsimit shqip në Luginën e Preshevës, sidomos çështjen e sigurimit të plotë të teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë dhe ndryshimin e planprogrameve, përkatësisht përputhshmërinë e tyre edhe me veçoritë kombëtare, kulturore, historike etj të komuniteteve joserbe, përfshirë edhe shqiptarëve”, është shprehur Kamberi.

Ne republikën e Serbisë zyrtarisht janë 21 pakica kombëtare  apo 21 këshilla nacionele të cilat janë të formuara në bazë të ligjit të miratuar nga qeveria e Serbisë në vitin 2005./Titulli.com/

Promovohet libri me punime shkencore për shqiptarët e Luginës së Preshevës në ish-Jugosllavi (foto)
PVD: Shqiprim Arifi arriti ta ndotë dhe helmoj tërë skenën politike preshevare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration