Lugina e Preshevës, pjesë e aktivitetit historiko-kulturor në Sarandë e në Konispol
Lokale

Lugina e Preshevës, pjesë e aktivitetit historiko-kulturor në Sarandë e në Konispol

05.Sep.2016 09:19
0
Në kuadër të aktivitetit kombëtar dyditor në Sarandë dhe në Konispol, ishte tribuna për çështjen çame, në të cilën diskutuan udhëheqës të grupeve nga mbarë etnikumi shqiptar, shpalosën referencat e tyre të karakterit historik e atdhetar.

Nga Lugina e Preshevës i përshëndeti të pranishmit Bilall Maliqi,kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” në Preshevë duke bërë një paralelizëm me çështjen e pazgjidhur edhe të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Rexhep Abazi nga Medvegja theksoi se është mbledhur tërë shqiptaria për t’i dhënë përkrahje vëllazërore vëllezërve çamë.

Po në kuadër të këtij aktiviteti me kërkesë të organizatorit u mbajt edhe një orë letrare e titulluar “Orë letrare për Çamërinë”, organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), në të cilën lexuan krijimet e tyre poetët e pranishëm.

Kjo orë letrare ishte e karakterit garues dhe juria në përbërje të Nehat Ramizit, Elmaze Mulaku dhe Shpend Bisheva, përzgjodhën poezinë fituese  “Nënë”, të poetit Rrahman Hyseni nga Medvegja.

Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” ka falënderuar organizatorët për këtë orë letrare dhe ndau çmimin fitues./Titulli.com/

Nostrifikimi i diplomave të Kosovës për shqiptarët e Luginës, problem i pazgjidhur me Serbinë (video)
Analizë e pjesëmarrjes së qytetarëve në marrjen e vendimeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration