Analizë e pjesëmarrjes së qytetarëve në marrjen e vendimeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
Lokale

Analizë e pjesëmarrjes së qytetarëve në marrjen e vendimeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

05.Sep.2016 09:30
0
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci "“ CeSID (Beograd), GO-JA (Medvegjë), International Human Center (Preshevë) dhe Qendra Civile për Resurs (Bujanoc), sëbashku realizojnë projektin "Përkrahja e demokratizimit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë", nën patronazhin e Bashkimit Evropian dhe ë kuadër të Programit EIDHR.

Qëllimi i projektit është forcimi i demokratizimit dhe përfshirjes së grupeve të cenuara në proceset e marrjes së vendimeve politike dhe vendimeve tjera nga jeta publike në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Publikimi “Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, ka ardhur si rezultat i hulumtimit i cili është realizuar me qëllim të konfirmimit të shkallës reale të pjesëmarrjes së qytetarëve në marrjen e vendimeve politike në këto tri komuna, me theks të veçant në pjesëmarrjen e të rinjëve, grave dhe grupeve të cenuara në proceset e formulimit, realizimit dhe përcjelljes së politikave publike lokale.

Lënda e hulumtimit ka qenë mënyra e hapur e vetqeverisjeve lokale për konsulltimin dhe përfshirjen e qytetarëve në këto procese: egzistimin e supozimeve juridike, procedural dhe strukturore në nivelin lokal për pjesëmarrje qytetare; vlerësimi i interesimit të qytetarëve dhe organizimi i shoqërive civile (OJQ) për pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse, si edhe identifikimi i formave më të shpeshta të pjesëmarrjes së tyrë dhe shembujt e praksës së mirë.

Hulumtimi është realizuar në periudhën qershor-korrik 2016.

Publikimi i cili përmban analizën detale të shkallës së pjesëmarrjes qytetare në marrjen e vendimeve politike në këto tri komuna, si edhe rekomandimet kryesore janë shfaqur në bazë të hulumtimit të realizuar.

Publikimin mund ta shikoni në këtë adresë http://www.cesid.rs/lt/neës/vesti/analiza-ucesce-gradjana-u-donosenju-odluka-u-bujanovcu-presevu-i-medvedji.html

Lugina e Preshevës, pjesë e aktivitetit historiko-kulturor në Sarandë e në Konispol
Akademia e Kosovës: Nuk ka pasur këmbim të Leposaviqit me Preshevën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration