LR-PDSH dorëzon listën e kandidatëve për këshilltarë: Jemi të pastër nga korrupsioni
Lëvizja për Reforma e Partisë Demokrtaike Shqiptare dorëzoi pranë komisionit komunal zgjedhor gjithë dokumentacionin e nevojshëm për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 24 Dhjetorit.“Në këto zgjedhje lista e 38 kandidatëve për këshilltarë të LR-PDSH-së është një listë e artë me njerëz të rinjë dhe energjikë ku asnjërin prej tyre nuk e vret ndërgjegja që të kërkojnë votën sepse janë të rinjë, të pa korruptuar, nuk mbajnë kokën ulur nga nepotizmi dhe të gjithë janë të pastër”, thuhet në njoftimin e kësaj lëvizje.
Lëvizja për Reforma tash pret nga Komisioni Komunal Zgjedhor çertifikimin për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale./Titulli.com/