LPD shënon 17 vjetorin e themelimit, bashkimi me Kosovën ideli ynë  (video)
Lugina

LPD shënon 17 vjetorin e themelimit, bashkimi me Kosovën ideli ynë (video)

23.Jun.2019 10:40
0

Lëvizja e Progresit Demokratik në Bujanoc ka shënuar 17 vjetorin e themelimit të subjektit politik i cili përfaqësohet në kuvendin komunal që nga themelimi dhe pas konfliktit të UÇPMB-së të vitit 2001.

Në këtë tubim është vlerësuar se LPD ka dhënë kontribut në përmirësimin e pozitës shqiptare në Luginë të Preshevës dhe se teza e bashkimit të Luginës me Kosovën ka arritur faktorizimin ndërkombëtar.

Shqiprim Musliu, kryetar i LPD-së tha se do të rrugëtojmë së bashku sepse ishte dhe do të mbetet i pastër qëllimi i bashkimit me Kosovën, shkruan Titulli.com.

“Na mësuat se ky subjekt të jetë unifikues i cili do të udhëheq pastër drejtë në çdo formë dhe të jemi shembull për të tjerët. Ne jemi duke përpiluar platformë politike dhe ju ftojë të na bashkoheni të gjithë për të mirën e vendit”, theksoi mes tjerash Musliu.

Adnan Salihu, zavendës kryetar i LPD-së prezantoi para të pranishmëve historikun e Lëvizjes së Progresit Demokratik duke thënë mes tjerash se fatkeqëisht ky përvjetor po bëhet pa liderin historik të këtij subjekti Jonuz Musliu, raporton Titulli.com.

Adnan Salihu tha se Jonuz Musliu la partinë e cila është në gjendje të vazhdojë misionit e tij deri në përmushje të idelave të tij në avancimin e tw drejtave shqiptare përmes fushës poltike.

Para mbajtjes se shënimit të përvejtorit janë bërë homazhe tek varri i ikonës së LPD-së, Jonuz Musliu në Konçul.

Fjalimet e plota të LPD-së mundë t’i shikoni në videon e prezantuar nga LPD:

Të rinjtë e PD-së aksion kundër komunës në Bujanoc, “Na lini të rritemi, kthena paratë tona”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration