Lokale
LPD mbështet pozitën ?
[caption id="attachment_19885" align="aligncenter" width="640"] Foto: Arkiv[/caption]
Sot është mbajtur seanca e radhës e Kuvendit Komunal të Bujanocit, ndërkaq kjo seancë përvec debateve të shumta kaloi në agresivitet, gjë që në fund rezultoi të ndërprehet, pasi disa këshilltarë të PVD-së dhe UDSH-së bllokuan foltoren e Kuvendit, me qëllim të ndërprerjes së seancës.
Kjo seancë u ndërpre në pikën e tretë e cila pikë ishte “Propozim Statuti mbi plotësimin e Statutit të komunës së Bujanocit”, dhe disa këshilltarë të pakënaqur të PVD-së dhe UDSH-së bllokuan foltoren pasi nuk u fut propozimi i iniciativës për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shesheve në qytetin e Bujanocit, mirëpo këta këshilltarë nuk u përkrahën edhe nga ana e këshilltarëve të LPD-së.
Ndërkaq pas ndërprerjes së seancës Hajredin Hyda, kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, deklaroi për media se kjo sjellje e këshilltarëve të PVD-së dhe UDSH-së ishin të pahijshme, pasi në mënyrë të dhunshme bllokuan foltoren.
Ndryshe, kjo seancë ishte e dyta për këtë muaj, dhe kishte gjithsejtë 24 pika, që kishin të bënin kryesisht me shqyrtimet dhe aprovimet e raportit financiar për vitin 2012, të ndërmarrjeve publike, ndërsa, kjo seancë do të vazhdoj nesër./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!