Lista  “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” paraqiti 9 kërkesat për Qeverinë e Serbisë
Lokale

Lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” paraqiti 9 kërkesat për Qeverinë e Serbisë

15.Jul.2022 06:54
0

Deputeti  shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se i ka paraqitur kërkesa në takimin që ka pasur të enjten me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në konsultat për krijimin e qeverisë së re.

Postimi në Facebook nga Shaip Kamberi:

9 KËRKESAT KONKRETE PËR QEVERINË E RE TË SERBISË
 
Sot, në takimin me Presidentin e Serbisë, në kuadër të konsultimeve të tij për mandatin e Qeverisë së re, në emër dhe si përfaqësues të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, të përbërë nga Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike dhe Lëvizja për Progres Demokratik, kemi dorëzuar 9 kërkesa konkrete:
 
1. Zbatim i afatizuar i Planit 7 pikësh, miratuar nga Qeveria e Serbisë më 2013.
2. Ndërprerje e procesit të pasivizimit dhe krijim i një Komisioni Hetimor parlamentar për procesin e deritanishëm, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shumicës parlamentare, opozitës, deputetit nga Lugina e Preshevës, shoqërisë civile; si dhe më lehtësimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian.
3. Krijim i një Fondi të veçantë Zhvillimor për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, si dhe dyfishim i buxhetit të Trupit Koordinues për projekte kapitale dhe subvencionimin e sektorit privat, sikurse sjelljen e investitorëve të huaj.
4. Afatizim për zbatimin e Marrëveshjes për njohjen e diplomave me Kosovën, të arritura në Bruksel më 2011 dhe 2016.
5. Sanksionim ligjor të përdorimit të gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, sidomos përdorimit të termit ofendues “Šiptar”.
6. Intensifikim i dialogut midis Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe të zgjedhurve të Luginës së Preshevës, me lehtësimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian dhe me mbikëqyrjen e ambasadorëve të akredituar në Beograd, pjesë e grupit “Miqtë e Luginës”.
7. Ndryshim dhe plotësim i Ligjit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Pakicave Kombëtare, përfshirë nenin 16 al. 2 për përdorimin e simboleve kombëtare.
8. Krijim i një Komisioni Vlerësues Parlamentar të zbatimit "Marrëveshjes së Konçulit", të miratuar nga Qeveria e Serbisë më 2001, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shumicës parlamentare, opozitës, deputetit nga Lugina e Preshevës, shoqërisë civile, si dhe më lehtësimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian.
9. Realizim i afatizuar të Marrëveshjes për riorganizimin e Trupit Koordinues nga 2009.
 
Lugina e Preshevës ka nevojë para së gjithash dhe njëherësh për zgjidhje politike, jo për poste qeveritare pa ndikim për interesin e përgjithshëm.

 

 

 

 

“Zbatim të marrëveshjeve për Luginën, ndryshim të ligjeve për minoritetet dhe fond për zhvillim, ishin kërkesat që, sot, në emër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës ia dorëzuam presidentit të Republikës së Serbisë”, ka thënë Kamberi në një shkrim në Facebook.

Kamberi ka deklaruar se nuk e ka prioritet të marrë pjesë në Qeveri.

“Por, integrimi ne institucionet publike dhe shtetërore në nivel lokal e regjional, ndërprerja e pasivizimit, fondi zhvillimor për Luginën, ndryshimi i Ligjit për flamurin ishin pikat që potencuam në takimin e sotëm. Pjesmarrja në qeveri, derisa nuk jemi të integruar në nivel lokal e regjional, është koncept politik që nuk është prioritet i Koalicionit të shqiptarëve të Luginës”, ka shkruar tutje ai. 

Kamberi u zgjodh deputet në përsëritjen e pestë të zgjedhjeve në Luginën e Preshevës.

Çfarë është varianti BA.5 i koronavirusit?
Serbia lejon hapjen e përfaqësisë së televizionit publik rus të ndaluar nga BE-ja
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration