Ligjëratë mbështetëse  për  kursin e gjuhës serbe  në fakultetin ekonomik në Bujanoc
Lokale

Ligjëratë mbështetëse për kursin e gjuhës serbe në fakultetin ekonomik në Bujanoc

08.May.2018 15:33
0
Shefi i zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Gjakomo Bozizio si dhe kryetari i Këshillit Nacional Shqiptarë Shukri Ymeri mbajtën një ligjëratë për studentët e fakultetit ekonomik të Suboticës dega në Bujanoc.

Ligjërata kishte për qëllim njoftimin e studentëve të këtij fakulteti për rifillimin e kursit të gjuhës serbe projekt të cilin e mbështet zyra e OSBE-së për disa vite me radhë, shkruan Titulli.com.

Gjakomo Bozizio deklaroj se ky projekt ka për qëllim përgatitjen e studentëve të cilët nuk e kanë gjuhë amtare gjuhën serbe me këtë gjuhë pasi që kjo do i shërbej atyre edhe në të ardhmen.

“Kemi njoftuar studentët me rifillimin e kursit të gjuhës serbe në bashkëpunim me kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptarë, kurs ky i cili do të i ndihmoj studentët në përgatitjen profesionale”, u shpreh Bozizio.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Shukri Ymeri përkrahu rifillimin e kursit të gjuhës serbe.

“Rifillimi i kursit të gjuhës serbe në fakultetin ekonomik të Suboticës dega në Bujanoc do të jetë një ndihmesë për studentet e komunitetit jo serb pasi që do i mundësoj atyre qasjen edhe në literaturë në gjuhë serbe”, theksoi Ymeri.

Ligjëratës së përfaqësuesve mbi fillimin e kursit të gjuhës serbe u mbajt në objektin e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc dhe morën pjesë studentët që vazhdojnë mësimet në këtë institucione arsimorë në gjuhën shqipe dhe atë serbe./Titulli.com/

40 nxënës nga Bujanoci pjesë e programit ndërkulturorë në Zvicër, Presheva nuk përfshihet
Seancë solemne për ditën e Evropës dhe komunës së Bujanocit, mirënjohje për BE-në
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration