Lia e majmunëve arrin në Serbi Një person i infektuar me linë e majmunëve.
Lokale

Lia e majmunëve arrin në Serbi

18.Jun.2022 08:16
0

Serbia konfirmoi të premten rastin e parë me linë e majmunëve.

Instituti i shëndetit publik në këtë vend, Batut, tha se rasti është i importuar.

Në komunikatën e tij për media thuhet se janë marrë të gjitha masat e parapara për evidentimin, testimin, raportimin dhe kontrollin e përhapjes së mëtejshme të infeksionit.

Në përputhje me Rregulloret dhe Protokollet Ndërkombëtare të Shëndetit, rasti i parë i konfirmuar i lisë së majmunëve në Serbi u raportua në institucionet ndërkombëtare shëndetësore, tha Instituti Batut.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore për ruajtjen e shëndetit.

Lia e majmunëve është një virus që shkakton temperaturë, skuqje në lëkurë dhe puçrra.

Zakonisht është e lehtë, por ka dy variante kryesore të saj: varianti i Kongos, i cili është më i rëndë - me vdekshmëri deri në 10 për qind - dhe varianti i Afrikës Perëndimore, i cili ka një shkallë të vdekshmërisë në rreth 1 për qind të rasteve.

Virusi përhapet përmes kontaktit të ngushtë midis kafshëve dhe, më rrallë, midis njerëzve.

Ai është më i zakonshëm për vendet afrikane, por muajve të fundit ka pasur raste edhe në Evropë dhe SHBA./REL/

Gjykata administrative vendosë: Rivotohet në Tërnoc për deputet, data caktohet nga KRZ
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration