Lokale
Largohen mësimdhënësit fetar nga shkolla e mesme “Sezai Surroi”
Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc, reagon ashpër për largimin e dy profesorëve të mësimit fetar në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.
Në reagimin e këtij institucioni fetar që ka mbrri në adresë të Titullit thuhet se janë larguar prof. Ragmi Destani magjistër i teologjis dhe prof. Sevder Bajrami teolog i diplomuar, i cili për 11 vite me radhë punuan në këtë shkollë duke dhënë një kontribut shumë të madh dhe me sukses kanë kryer këtë përgjegjësi.
"Largimi i tyre vijë me vendimin e Kryetarit të Bashkësisë Islame të Serbisë Adem Zilkiq, e me kërkesë dhe iniciativ të Nexhmedin Saqipit imam në Xhamine e Re në Tërnoc", thuhet në reagimin e KBI-së
"Nexhmedin Saqipi bashkë me Adem Zilkiqin, në mënyrë cinike ka tre vite që mundohen për ndërhyrje në mësimin fetar në komunën e Bujanocit dhe këtë i’a arrin vetëm këtë vit duke ndërhyrë në listën e Këshillit të Bashkësisë Islame rreth mësimdhënësve fetarë në Bujanoc. Në listën e fundit nuk korrespondonin emrat e Ragmi Destanit dhe Sevder Bajramit, çka do të thotë se largohen nga mësimdhënia e lëndës fetare duke mos dhënë asnjë arsyeje për largimin dhe duke hedhur poshtë kontributin e të dyve në avancimin e nxënësve në lëndën fetare që nga viti 2001 e deri në vitin 2012", nënvizohet në reagim.
KBI vlerëson se, Magjistër Ragmi Destani dhe Sevder Bajrami teolog i diplomuar, kanë dhënë një kontribut të madh në përgatitjet e planprogrameve dhe teksteve për katër vitet për nxënësit e shkollës së mesme dhe përkthimin e librave për tetë klasët e shkollës fillore.
"Andaj, Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc, konsideron se largimi i tyre është i manipuluar dhe cinik, dhe kërkojmë që sa më shpejt të merren masa nga organet kompetente shtetërore dhe komunale që këta dy kontribuues të kthehen në mësimdhënie sepse me largimin e dy profesorëve të tillë të lëndës fetare më së shumti dëmtohen nxënësit dhe mësimi fetar në tërësi", pwrfundon reagimi i KBI-së me seli në Bujanoc./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!