Kuvendi i Luginës me masa urgjente
Kuvendarët e shqiptarë të Luginës së Preshevës, në seancën e sotme i kanë dhënë formë juridike Kuvendit të këshilltarëve të tri kuvendeve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Në seancën e sotme ku merrnin pjesë 74 këshilltarë të zgjedhur në trija kuvendet e Luginës, një zërit u aprovua Rregullorja e Punës e Kuvendit e cila përmbante në vete dhjetëta nene e që kishin të bënin me konstituimin dhe formën juridike të këtij institucioni reprezentues të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, raporton PreshevaNews. Pas shumë diskutimeve dhe propozimeve rreth performansës sa më profesionale të këtij dokumenti këshilltarët e votuan rregulloren e cila një herësh paraqet një model ndryshe të Statutit të një subjekti juridik siç është ky Kuvend. Më pas kuvendarët shqiptarë kanë debatuar rreth të ashtuquajturave masa urgjente për siç është thënë afirmimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, karshi qeverisë së Serbisë. Këto masa të përmbledhura në shtatë pika mendohet që të jenë mjaftë afirmative për përmirësimin e gjendjes aktuale në Preshevë, Medevgjë dhe Bujanoc. Ndikimi sipas dokumentit që mban titullin Masat urgjente për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, do të duhet të jetë në këto sfera: - Integrimin e plotë të shqiptarëve; - Revitalizimin ekonomik; - Realizimin e të drejtave në përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit si dhe simboleve nacionale; - Decentralizimin në gjuhësi; - Arritjen e sigurisë së plotë në rajon; - Arsim, kulturë dhe informim; - Masat në shëndetësi dhe sigurim social; Edhe ky dokument është aprovuar në plotëni me një sërë propozimesh për plotësim të tij, por kjo është mbet që të bëhet në njërën nga seancat e radhës së Kuvendit të Luginës, emërim ky i cili u propozua nga këshilltarët prezent. Gjithashtu për seancat e radhës është paraparë që sipas rregullores të zgjidhet kryesia e Kuvendit si dhe organet tjera të parapara që i japin identitet këtij organizimi politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ndryshe seanca sotme është përcjell nga një numër i konsiderueshëm i përfaqësuesve të medieve si dhe nga përfaqësuesit e OSBE-së, zyra në Bujanoc./Titulli.com/ Më poshtë është dokumenti i aprovuar sot me titull:“Masat urgjente për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”