Një kuti votimi.
Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit?
Tri ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i numëruar votat për kandidatët për deputetë qysh nga e hëna dhe deri më tani janë numëruar mbi 75 për qind të tyre.
Në zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote.
Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Më mposhtë mund të shihni se kush janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti kur janë numëruar më shumë se 3/4 e votave.
Lëvizja Vetëvendosje:
- Albin Kurti 263.452 vota
- Glauk Konjufca 205.179 vota
- Albulena Haxhiu 107.885 vota
- Hekuran Murati 106.729 vota
- Donika Gërvalla 96.203 vota
Partia Demokratike e Kosovës
- Bedri Hamza 119.884 vota
- Arian Tahiri 55.208 vota
- Përparim Gruda 51.226 vota
- Uran Ismaili 40.793 vota
- Sala Jashari 37.572 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës
- Lumir Abdixhiku 58.689 vota
- Hykmete Bajrami 37.074 vota
- Ukë Rugova 32.411 vota
- Avdullah Hoti 29.263 vota
- Doarsa Kica Xhelili 28.701 vota
Lista Serbe
- Sllavko Simiq 20.508 vota
- Igor Simiq 19.753 vota
- Liljana Stefanoviq 19.116 vota
- Millan Kostiq 16.193 vota
- Nemanja Bishevac 15.847 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
- Ramush Haradinaj 30.996 vota
- Daut Haradinaj 18.737 vota
- Besnik Tahiri 18.331 vota
- Bekë Berisha 13.481 vota
- Agim Çeku 12.487 vota
Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6.
Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit i fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).
Mbetet të shihet nëse Kurti do ta forcojë këtë rekord apo jo./REL/
