Kush e priti dhe e përcolli Nishanin gjatë vizitës në Bujanoc e Preshevë
Pas një vizite njëditore në komunën e Bujanocit dhe Preshevës, Presidenti Shqiptar Bujar Nishani me përcjellje shtetërore rreth orës 19:30 ditën e martë ka lëshuar territorin e Preshevës.Ai erdhi përmes vendkalimit “Dheu i Bardh” mes Kosovës dhe Serbisë ku u prit nga Zoran Stankoviq më të cilin biseduan disa minuta duke i uruar mirëseardhje në shtetin e Serbisë, ndërsa u largua në drejtim të Kosovës përmes vendkalimit në fshatin Depcë të komunës së Preshevës, shkruan Titulli.com.
Nishani gjatë largimit u shoqërua nga kryetari i Trupit Koordniues për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc Zoran Stankoviq dhe Shaip Kamberi e Shqiprim Arifi që e përcollën duke e falënderuar për vizitën e tij.
Presidenti shqiptar, Bujar Nishani ka falënderuar përfaqësueit shtetërore të Serbisë që i kanë mundësuar vizitën e tij në nivelin më të lartë protokollar./Titulli.com/