Kurti priti në takim përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës, konfirmon mbështetjen e Qeverisë për shqiptarët
Lokale

Kurti priti në takim përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës, konfirmon mbështetjen e Qeverisë për shqiptarët

20.Dec.2023 08:11
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës që fituan në zgjedhjet parlamentare në Serbi, të koalicionit “Beteja Politike e Shqiptarëve Vazhdon”.

Prezent ishte bartësi i listës dhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shqiprim Musliu, kryetari i Unionit Demokratik Shqiptar, Naser Aziri dhe nga Aleanca për Luginën, Ilir Sadriu.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Zyrës së Kryeminsitrit, Kurti i përgëzoi për rezultatin në këto zgjedhje të jashtëzakonshme në betejën për pozitën e shqiptarëve të diskriminuar në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Kryeministri e uroi për mandatin e ri deputetin e rikonfirmuar, Shaip Kamberi. Me këtë rast u theksua rëndësia e unifikimit të spektrit politik shqiptar, për të garantuar përfaqësimin politik e zërin shqiptar në parlamentin atje. Ky bashkim që erdhi në prag të zgjedhjeve e me qëllim të përbashkët ka dëshmuar se pluralizmi partiak rreth unitetit kombëtar është vlerë e shqiptarëve”, thuhet në njoftim, raporton Zeri.info.

Gjatë bisedës, kryeministri Kurti konfirmoi se mbështetja e Qeverisë së Republikës së Kosovës do të vazhdojë e do të fuqizohet në përkrahje të shqiptarëve si pakicë kombëtare në Serbi, që përballet me diskriminim sistematik të institucioneve shtetërore.

Gjatë ditës së sotme, deputetin Kamberi e mirëpriti në takim dhe zëvendëskryeministri Bislimi, i cili e uroi atë për rezultatin e arritur, duke theksuar nevojën për forcimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Policia konfirmon për aksidentin në Bujanoc: Djali u pranua në gjendje të vetëdijshme
Kuvendi komunal i Bujanocit aprovon propozim buxhetin 2024 në vlerë rreth 17 milionë euro
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration