Kuiz fetar në "Sezai Surroi", fitues "˜Xhevahiri i Medinës" (Foto)
Në shkollën e mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc të premten është mbajtur finalja e kuizit fetar.Në finalen e madhe garuan dy grupet, ‘4 Halifet e drejtë’ dhe ‘Xhevahiri i Medinës’. Me një diferencë të vogël fituan nxënësit ‘Xhevahiri i Medinës’.
Pjesëmarrësit në këtë kuisi të diturisë janë shpërblyer me nga një Kur’an si dhe libër fetar. Gjithashtu, përveç garimit, kjo ngjarje u pasurua edhe me një program të përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle, raporton Titulli.com.
Mbajta e kuizit kishte si qëllim zgjerimin e njohurive rreth fesë Islame, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Për përgatitjen dhe mbarëvajtjen e garës u përkujdesën profesorët e kësaj shkolle, të lëndës së mësimit fetar. /Titulli.com/