Kryetarja e kuvendit komunal në Preshevë, Ardita Sinani priti ambasadorin e Shqipërisë Ilir Boçka
Ardita Sinani, kryetare e Kuvendit të Komunës së Preshevës,së bashku me sekretaren e kuvendit Hydajete Hyseni priti në takim pune ambasadorin e Republikës së Shqipërisë të akredituar në Beograd, Ilir Boçka me bashkëpunëtorin e tij.Bashkëbiseduesit shtjelluan tema të ndryshme rreth komunës së Preshevës.
“Shpreha kënaqësinë që në krye të Kuvendit të Preshevës kemi një zonjë që është një hap mjaft i rëndësishëm jo vetëm për partinë e saj por të gjithë gjinisë femërore”, deklaroi Boçkaçka ambasadori i republikës së Shqipërisë. SYNC- Ilir Boçka Ambasador i republikës së Shqipërisë në Beograd
Ndërsa, kryetarja e kuvendit komunal në Preshevës është shprehur e nderuar me vizitën e ambasadorit shqiptarë në Preshevë duke përcjellë mesazhet më të mira për përkrahjen nga ana e shtetit shqiptarë.
Ilir Boçka ka përcjellë edhe telegram urimin nga Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati./A.Saqipi/Titulli.com/