Kryetari i KKSH-së, Mustafa -Arifit: Ata që janë për ndryshimin e flamurit kombëtar?
Lugina

Kryetari i KKSH-së, Mustafa -Arifit: Ata që janë për ndryshimin e flamurit kombëtar?

17.Sep.2019 15:22
0

Përkujtojmë që ditë më parë kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka shpërndarë abetaren në shkollat shqipe në Preshevë, ndërkohë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa ndër të tjera ka kërkuar nga Arifi të i përmbush kërkesat e KKSH-së që kanë të bëjnë me transferet buxhetore nga komuna e Preshevës dhe hapjen e një zyre në preshevë.  Kurse ndër të tjera në intervistën për Titulli.com ai theksoi se “ata që janë për ndryshimin e flamurit kombëtar; Atyre që i përputhen mendimet me Ministrin Ruzhiq e Sharçeviq shpresoj mos të përfundojnë tek Ministri Vulin edhe pse e drejtë e tyre demokratike është” – deklaroi Mustafa. 

Kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa ka ftuar Arifin të përqendrohet në realizimin e premtimeve. “Ftoj kryetarin e komunës së Preshevës që të përqendrohet në realizimin e premtimeve të tij parazgjedhore në qeverisjen e tij si kryetar i Preshevës dhe të mos i anashkalojë ato përmes temave që nuk janë në përgjegjësi të tij” – tha Mustafa.

Kurse kur ndalemi tek arsimi në Luginën e Preshevës kryetari i KKSH-së deklaron se nuk është i interesuar për garë me Arifin apo kënd tjetër. “Çfardo veprimi në këtë drejtim që i ndihmon arsimit ne e përshëndesim, por paraprakisht kisha kërkuar që edhe kryetari, Shqiprim Arifi të realizoj kërkesat e KKSH-së që kanë të bëjnë me buxhetin e paraparë në kuadër të buxhetit të komunës së Preshevës dhe ta ngrisë atë në nivele serioze që meritojnë për të trajtuar shqiptarët. Ta rrespektojë kërkesën për hapjen e një zyre në Preshevë në kuadër të hapsirave që disponon komuna e Preshevës. Nuk jam interesuar apsolutisht në çfardo gare me kryetarin e komunës së Preshevës dhe jo vetëm me të por me askënd tjetër. Ne jemi të përkushtuar për të realizuar misionin e KNSH-së, ato që i kemi prezantuar si drejtime të KKSH-së.Këto janë osilime politike që mund të bëhen nga një politikanë por le të mbesin në nderin e tyre” – theksoi Mustafa.

Ndërkaq duke folur për abetaren Mustafa tregoi edhe për procesin e gjatë që iu është dashur Këshillit Kombëtar Shqiptar ndër vite për ta aprovuar abetaren me të cilën mësohet sot në shkollat shqipe në Luginë të Preshevës. “Aprovimi i abetares ka qenë një ndër proceset më të rënda sa i përket komunitetit shqiptarë. Më kujtohet edhe në mandatin e kryetarit Galip Beqiri por edhe në kohën e të ndjerit zotit, Jonuz Musliu edhe Shukri Ymeri. Gjithë këto abetare që sot janë të lejuara, janë për shkak të një angazhimi që ka bërë KKSH me bashkputorët dhe ata që kanë qenë të angazhuar. Sot abetarja mund të përdoret nëpër shkolla për shkak të një angazhimi që ka pasur KKSH. Ajo që ne po tentojmë është ti sigurojmë të gjitha tekstet për shkollat fillore, sepse ajo abetare nuk mjafton për ma tepër me gjithë diskutimin me partnerët ndërkombëtarë dhe bashkërendim me ministrinë e arsimit të republikës së Shqipërisë dhe bashkpunim me Minisistrinë e Arsimit të Republikës së Serbisë kemi theksuar që jemi të interesuar që në mënyrë emergjente që ti sigurojmë së paku një tekst për lëndë nga Republika e Shqipërisë. Më pas ti konsumojmë të gjitha të drejtat që rrjedhin nga normativat ligjore” – tha kryetari i Këshillit Kombëtarë Shqiptarë, Ragmi Mustafa.

          

copy(/home/titulli/public_html/images/image/agmi%20Mustafa%201.JPG): failed to open stream: No such file or directory
Cili nga kandidatët për kryeministër do të bisedojë me Serbinë dhe në ç'mënyrë?
LDK: Punësimet e paligjshme në kohë fushate, abuzim me paranë publike
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration