Kryetari i Bashkësisë Islame në Bujanoc Sulejman Fejzullahu,uron qytetarët për Muajin e Ramazanit
Lokale

Kryetari i Bashkësisë Islame në Bujanoc Sulejman Fejzullahu,uron qytetarët për Muajin e Ramazanit

26.May.2017 10:58
0
"O ju që besuat iu është bë obligim agjërimi (muajit të ramazanit) sic e kishin obligim edhe ata që ishin para jush në mënyrë që të jeni të devotshëm".

Të nderuar vëllezër dhe motra me datën 27 maj 2017 ditë e shtunë është dita e parë e muajit të ramazanit, andaj më lejoni që në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc dhe në emrin tim personal,të iu uroj të gjithë besimtarëve fillimin e muajit të ramazanit,duke lutur  Allahun Fuqiplotë, të pranoi agjërimin dhe adhurimet tjera,të cilat i bëjmë në shenjë Madhërimi ndaj Tij.

 Besnikëria dhe sinqeriteti janë vlera të pastra të cilat rezultojnë nga agjërimi i muajit të ramazanit.Përmes agjërimit besimtarët arrijnë gradën e devotshmërisë dhe kënaqësinë shpirtërore.

Mëkatet të mos jenë pengesë e pendimit dhe lutjeve gjatë këtij muaji.Dyert e fesë janë hapur gjithmonë,mëshira e Allahut me njeriun është gjithëherë prezente. Allahu i Lartëmadhëruar thotë:"Muaji i Ramazanit,që në të filloi të shpallet Kurani,që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra).E kush e përjeton këtë muaj le të agjëron...."El Bekare 185.

Ramazani është mburojë e besimtarit,është thirrje mbi dinjitetin dhe përgjegjësinë e cila forcon marrëdhënjet e njeriut me Zotin,me familjen dhe shoqërinë,të cilat i ngrit gjatë këtij muaji në nivel edhe më të lartë me Zotin Krijues.

Të nderuar besimtarë, muaji i ramazanit është muaj i faljeve,shpëtimit,muaj në të cilin edhe lutjet pranohen,muaj i mirësive të shumta,andaj këto të mira i arrijmë me adhurim,agjërim,lutje,lexim të Kuranit,me sadaka—ndihmë ndaj atyre që kanë nevojë.

Kemi.obligim fetar që gjatë këtij muaji ti ndihmojmë ata që kanë nevojë,të i drejtohemi Allahut xh.sh.me lutjet me të mira,që të marrin fund luftërat,vrasjet e njerëzve të pafajshëm dhe në botë të mbretëron paqja,harmonia,toleranca dhe bashkëjetesa në mes të njerëzve.Le të mbushen zemrat tona me dashuri e jo me urrejtje dhe vrazhdësi.

Te nderuar besimtarë:”Me lejoni që në fund të iu uroj këtë muaj të shenjtë të ramazanit,të gjithë besimtarëve ku do që janë në vende e poashtu edhe në mërgatë. Zoti na e pranoftë agjërimin dhe gjitha adhurimet që i bëjmë gjatë këtij muaji.

Sulejman ef.Fejzullahu

Kryetare i Kbi—Bujanoc

Salihu : Ragmi Mustafa nuk ka guxim politik (video)
Përmbyllet me sukses njëri ndër aksionet më masive humanitare në Luginë ( Foto & Video )
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration