Kryeministrja Brnabiq: Organii përkohshëm në Preshevë e vetmja zgjidhje
Lokale

Kryeministrja Brnabiq: Organii përkohshëm në Preshevë e vetmja zgjidhje

26.Sep.2017 08:25
0
Zgjedhja e organit të përkohshëm në Preshevë ka qenë mekanizmi i vetëm të cilin qeveria e Serbisë ka pasur në dispozicion për mungesën e mbajtjeve të seancave të kuvendit komunal", kështu ka thënë kryeministrja Ana Brnabiq, transmeton Titulli.com.

Me vendimin e qeverisë më 14 shtator kryetar i organit të përkohshëm në komunën e Preshevës është emëruar Shqiprim Arifi, kryetar i Alternativës për Ndryshim.

Ky organ përbëhet nga 5 anëtarë dy prej tyre janë deklaruar se nuk do të marrin pjesë Ragmi Mustafa nga Partia Demokratike Shqiptare dhe Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik. 

Të dy këto parti kanë bërë ankesa lidhur me zgjedhjen e organit të përkohshëm që do të qeverisë me komunën e Preshevës deri në zgjedhjet e ardhshme lokale./Titulli.com/

"Presheva Jehonë" 30 vite aktivitet kulturorë (foto)
Mustafa: Të shpallen sa më shpejt zgjedhjet e parakohshme lokale në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration