Kremtohet 54 vjetori i themelimit të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc (foto)
Me një aktivitet kulturor të përgatitur nga mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj vatre arsimore, të hënën, më 9 maj është shënuar Dita e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.
Me këtë rast të shënimit të kësaj dite më se gjysmëshekullore të vatrës së diturisë së arsimit, drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi”, Zejni Fejzullahu, para të pranishmëve në këtë manifestim elaboroi për sakrificat dhe të arriturat e një tradite në ecjen e proceseve përpara.
Fejzullahu në fjalimin e tij përshëndetës rikujtoi edhe kontribuuesit e kohërave të vështira gjatë hapjes së kësaj shkolle – vatrës së diturisë duke shprehur njëherësh dhe mirënjohje të thellë për veteranët e arsimit si themelues të kësaj vatre të diturisë.
“Shkolla është pajisur me mjete të ndryshme kabinetike dhe nëpër paralele, ku synimi ynë është të sigurojmë kabinetet e biologjisë, fizikës dhe kimisë”, theksoi më pas Fejzullahu, duke shtuar: “Shkolla jonë është e vetmja në rajon e cila e ka mundësinë që mësimin në çdo paralele ta zhvillojë me mjete moderne”.
Teksti i plotë i publikuar nga shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.