Kosova duhet ta marrë të gjithë Luginën e Preshevës dhe jo vetëm Preshevën
Lokale

Kosova duhet ta marrë të gjithë Luginën e Preshevës dhe jo vetëm Preshevën

25.Aug.2018 09:35
0
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka thënë se në rast se arrihet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për shkëmbim territoresh, atëherë Kosova duhet ta marrë të gjithë Luginën e Preshevës dhe jo vetëm Preshevën.

“Qëndrimi jonë është që të mos ketë copëtim, nuk është opsion që vetëm Presheva t’i bashkohet Republikës së Kosovës. Nëse shkëmbimi i territoreve vihet në diskutim në dialogun e Brukselit, atëherë e gjithë Lugina e Preshevës duhet të përfshihet”, ka thënë Kamberi për gazetarët para një takimi me grupin koordinues për Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, raporton express, marrë nga agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Ideja e shkëmbimit të territoreve nuk ka gjetur fare mbështetje në Republikën e Kosovës, madje kryeministri Haradinaj ka thënë se një gjë e tillë është thirrje për luftë.

Ndryshe sot, këshilltari i Trump-it, John Bolton, ka thënë se SHBA-së nuk i takon të ndërhyjë në çështjet e brendshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përmendur këtu edhe idenë e lëvizjes së kufijve.

Vulin thirrje shqiptarëve të Luginës: Mos u frikësoni, do të jetoni më mirë se serbët në Kosovë
Arsiq: Shqiptarët nga Medvegja nuk duan të bashkohen me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration