Konkurs për studentët e rinj nga Lugina e Preshevës në universitetet në Shqipëri
Lugina

Konkurs për studentët e rinj nga Lugina e Preshevës në universitetet në Shqipëri

01.Aug.2018 12:59
0
Këshilli Kombëtar Shqiptar duke pasu komunikim dhe bashkëpunim të rregulltë me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë si dhe me Universitetet në Shqipëri, sot ka pranuar njoftimin për hapjen e konkursit për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2018-2019.

Mbi këtë bazë njoftojmë të gjithë kandidatët e interesuar për regjistrim në Universitetet e Shqipërisë se konkurs pranimi do të zhvillohet prej datës 10 – 24 gusht 2018. Secili kandidat aplikon pranë institucioneve të arsimit të lartë (IAL – Universitetet, Fakultetet).

Bashkangjitur përcjellim Udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

http://www.arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2018/07/Udhezim_nr._18_dt._21.5.2018.pdf

http://www.arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2018/07/UDHEZIM-NR.26-DATE-30.07.2018-PER-DISA-SHTESA-DHE-NDRYSHIME-NE-UDHEZIMIN-NR.18-DATE-21.05.2018-PER-PROCEDURAT-E-APLIKIMIT-DHE-TE-REGJISTRIMIT-NE-PROGRAMET-E-CIKLIT-TE-PARE-TE-STUDIMEVE-NE-PROG.pdf

Poashtu, të gjithë personat e interesuar mbi dokumentacionin dhe afatet e aplikimit duhet t’i referohen udhëzimeve të sipërpërmendur, veçanërisht diploma dhe certifikatat e notave duhet të legalizohen me Apostillle në Gjykatën themelore në Bujanoc.

Poashtu, administrata e Këshillit këto ditë është në dispozion për të ofruar këshillime rreth procedurës së aplikimit për kandidatët e interesuar dhe e njëjta nuk nënkupton ndihmë apo favore për regjistrim.

Analistët e shohin si të pamundur ndarjen ose shkëmbimin e territoreve (Video)
Thaçi: Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e Kosovës, pavarësisht marrëveshjes me Serbinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration