Kongresisti Aderholt i premton Mustafës respektim të të drejtave në Luginë
Lokale

Kongresisti Aderholt i premton Mustafës respektim të të drejtave në Luginë

27.Sep.2013 11:32
0
Kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, ka filluar takimet me përfaqësues institucional dhe të shoqatave të ndryshme në SHBA. Drejtorët ekzekutiv të Këshillit Nacional Shqiptaro-Amerikan Avni Mustafaj dhe Martin Shkreli duke i uruar mirëseardhje kryetarit të PDSH-së dhe komunës së Preshevës Ragmi Mustafës, janë interesuar fillimisht ti dëgjojë problemet dhe hallet e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, në mënyrë që më pastaj të formojnë edhe një agjendë të takimeve në mes Mustafës dhe kongresistëve dhe senatorëve të SHBA-ve, dhe me ambasadorë të shteteve me ndikim në botë. Mustafa me këtë rast ka elaboruar rreth gjendjes politike, ekonomike dhe atë të sigurisë në Luginën e Preshevës. [caption id="attachment_90435" align="alignleft" width="298"]Ragmi Mustafa me kongresistin Robert Aderholt Ragmi Mustafa me kongresistin Robert Aderholt[/caption] Pas dëgjimit të problemeve në Luginë, drejtorët ekzekutiv të Këshillit Nacional Shqiptaro-Amerikan i kanë mundësuar Mustafës takimin me kongresistin me ndikim në Kongresin amerikan Robert Aderholt. Aderholt u njoftua nga Mustafa për hallet që kanë shqiptarët që jetojnë në Serbi, që prej kohës së komunizmit e sidomos tash kur në kohën e pluralizmit politikë e në demokraci ende shqiptarët diskriminohen dhe u shkelen të drejtat elementare për jetë. Me këtë rast kongresisti Aderholt premtoi se do të shtrijë ndikimin e tij që çështja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës të trajtohet më ndryshe dhe të drejtat e pakicave sidomos ato të shqiptarëve të respektohen me normat dhe konventat më të larta ndërkombëtare. Kryetari komunës së Preshevës në SHBA është duke qëndruar me ftesë të Këshillit Nacional Shqiptaro-Amerikan, ku sonte do të marrë pjesë në mbrëmjen Gala të shënimit të 17 vjetorit të themelimit të këtij Këshilli. Në të janë të ftuar kongresist dhe senator të shumtë e ambasadorë të ndryshëm. Gjithashtu do të marrin pjesë edhe dy kryeministrat shqiptarë Hashim Thaçi e Edi Rama, ish presidenti i SHBA-ve Bill Clinton, ish sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton, e shumë politikanë e diplomat që kanë ndihmuar dhe kontribuar për çështjen shqiptare në Ballkan./Titulli.com/
Behar Emini nga Moska, 1 milionë euro për Luginën
Meta, Musliut: Shqipëria do të angazhohet për afirmimin e statusit të shqiptarëve në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration