Konfirmohet: Lugina ndërpretë bisedimet me qeverinë serbe
Lokale

Konfirmohet: Lugina ndërpretë bisedimet me qeverinë serbe

22.Nov.2013 22:15
0
Liderët politik shqiptarë kanë marrë sot qëndrim unik që të ndërpresin bisedimet me qeverinë serbe. Gjatë një takimi të përbashkët ata kanë konstatuar se politika e Beogradit zyrtarë vazhdon ti diskriminoj skajshmërisht shqiptarët e Luginës, raporton tvpresheva. Ky vendim i liderëve shqiptarë vie pasi në seancën fundit të parlamentit serb , kuvendi nuk ka marrë parasysh amendamentet e deputetit popullor Riza Halimi, duke miratuar ligjin e ri për rrjetin e drejtësisë . Më këtë ligj Presheva do të mbete pa gjykat dhe prokurori pasi qeveria serbe me regjistrimin e fundit në Luginë  njeh më pak se  1000 shqiptarë, transmeton Titulli. Sipas kryetarit të Preshevës, Ragmi Mustafa deri tek ndërprerja bisedimeve ka ardhë, pasi edhe ministria e shëndetësisë nuk ka realizuar premtimet e dhëna. Si arsye të tjera për bojkotin e bisedimeve është edhe mos kthimi i lapidarit në Preshevë , konfiskimi teksteve shkollore shqipe, mos largimi i lapidarit të paramilitarëve mbi fshatin Luçan të Bujanocit si dhe vendimi i fundit i qeverisë i cili shkurton buxhetin e komunave shqiptarë në mënyre drastike , duke u dedikuar ato mjete për komunat serbe në Kosovë. Sipas liderëve politik shqiptarë, bisedimet me palën serbe kishin nisur me ndërmjetësimin e OSBE-së , ndërsa plani i tyre prej shtatë pikave deri më tani ka mbetur vetë, në letër, pasi asnjë premtim i qeverisë në Beograd nuk është realizuar deri më tani./Titulli.com/  
Erion Veliaj në Preshevë, në ekspozitën "PreFoto"
PVD: Bisedimet në këto kushte, janë të dëmshme dhe joproduktive
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration