Konfirmohet fillimi i Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë
Lokale

Konfirmohet fillimi i Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë

24.May.2017 20:14
0
Ministri i Financave, në largim, Avdullah Hoti, ka konfirmuar se gjatë këtij viti do të nis Autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.

“Kjo është pjesë e buxhetit, e kornizës afatmesme të shpenzimeve dhe sivjet fillojnë procedurat, kontraktohet dhe fillojnë punimet besoj në afatin më të shkurtër”, ka thënë Hoti, pas vizitës në fabrikën për përpunimin e mishit “Calabria” në Gjilan, njofton kumtesa, përcjell "Zeri.info".

Nga ana e tij, kryetari Haziri e ka falënderuar ministrin Hoti për mbështetjen në fillimin e autostradës, sikurse edhe për zgjerimin e rrugëve të hyrje-daljeve të qytetit.

“E falënderoj ministrin Hoti, i cili është garantuesi në emër të qeverisë në BERZH, që Gjilani fiton afro 14 milionë euro në infrastrukturë, siç është rruga katër korsi nga qendra e qytetit deri në Livoq i Ulët e Kllokot dhe Gjilan prej tunelit, Gllamë e Ponesh në drejtim të Prishtinës. Tash jemi në fazën e lidhjes së kontratave dhe përfundimisht infrastruktura bazike në Gjilan me Autostradën mbyllet”, tha Haziri."‹/Zeri/.

Zeqirja Ejupi-Zeqa, simbol i sakrifcës për shtypin ditorë në Preshevë
Muzeu i Ridvan Qazimit, i hapur për vizitorë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration