Konferencë rajonale në Durrës, pjesmarrës kryetarët Kamberi dhe Sinani
Lokale

Konferencë rajonale në Durrës, pjesmarrës kryetarët Kamberi dhe Sinani

12.Sep.2017 22:04
0
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, dhe kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, po marrin pjesë në Konferencën rajonale me theks në luftën kundër ekstremizmit.

Në konferencën e organizuar nga Asociacioni ndërkombëtar për menaxhimin e qyteteve/regjioneve (ICMA), po marrin pjesë të gjitha qytetet dhe komunat e Ballkanit perëndimor të cilat janë pjesë e Rrjetit të qyteteve dhe komunave të forta (Strong Cities).

Në konferencë po marrin pjesë mbi 60 qytete dhe komuna të Ballkanit perëndimor, organizata dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare.

Konferencën nga afër po e përcjell përfaqësuesi i Departamentit amerikan të shtetit, Michael Duffin, përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së nga Shqipëria dhe Serbia, përfaqësues të ambasadave të ndryshme dhe organizatave aktive në luftën kundër ekstremizmit.

Komuna e Bujanocit dhe e Preshevës, nga anëtarsimi në Rrjetin e qyteteve dhe komunave të forta (Strong Cities), kanë marrë pjesë në tri konferenca ndërkombëtare, duke filluar nga ajo e Danimarkës, Ulqinit dhe tash në konferencën e Durrësit./SH.K/

Hevzi Ramadani jep dorëheqje nga strukturat e PDSH-së në Preshevë
Mustafa: Kryeministri i Kosovës Haradinaj partner strategjik
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration