Komuna e Preshevës me ueb-faqe të pasivizuar
Shqiprim Arifi, kryetar i organit të përkohshëm të komunës së Preshevës gjatë një konference për media në lidhje me transparencën komunale theksoi ka mjaft probleme të trashëguara nga koalicioni i më hershëm.Njëri nga problemet është me ueb-faqen e komunës së Preshevës ku për këto gjashtë muaj të koalicionit të kaluar nuk është bërë asgjë tha ai.
Arifi theksoi se ka angazhuar dikë që të merret me këtë problematikë që ueb-faqja të jetë jo vetëm për transparencë por edhe informuese, shkruan Titulli.com.
Sa i përket vendimeve të cilat janë marrë nga organi i përkohshëm Arifi theksoi se të gjitha vendimet janë vendime të cilët ne i kemi paralajmëruar edhe me rend dite dhe janë publike megjithëse ende nuk janë proceduar të gjitha vendimet.
Ai thotë se ueb-faqja do të vazhdojë të përmirësohet ose të krijohet funksionalitet i sajë.
Sipas Arifit prioritet më të lartë ka gjithashtu edhe realizimi i buxhetit dhe që paralelisht të punohet edhe me ueb-faqen e cila është pasivizuar për momentin./Titulli.com/