Lokale
Komuna e Medvegjës ndihmon familjet shqiptare
Me iniciativën e zëvendëskryetarit të Komunës së Medvegjës, Florim Sahiti dhe me mbështetjen e Kryqit të Kuq në Medvegjë, gjatë së mërkurës është marrë një aksion për të ndihmuar familjet skamnore.
Me këtë rast është ndihmuar familja Sylejmani nga fshati Starabajë. Kryefamiljari Ajet Sylejmani i cili me bashkëshortën e tij jeton në këtë fshat është ndihmuar me gjëra ushqimore, higjienike dhe mbulesa, gjëra të nevojshme për ata.
Kjo familje është vizituar edhe nga kryetari i degës së Partisë për Veprim Demokratik në Medvegjë, Fehmi Beha, ndihmëskryetari i komunës, Ismet Zeqiri si dhe Lulzim Sahiti.
Sipas fjalëve të zëvendëskryetarit Sahiti, aksioni për të ndihmuar familjet skamnore në Komunën e Medvegjës do të vazhdojë edhe në të ardhmen duke i vizituar familjet edhe personalisht në vendbanimet e tyre.
Sipas Sahitit, qëllimi është që shqiptarët në komunën e Medvegjës të jetojnë sa më mirë./Fidan Kosumi/Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!